Policia e Elbasanit ka arrestuar një 53-vjeçar, banues në fshatin Drizë, Gramsh, pasi kishte hyrë me dhunë në banesën e një të afërmeje.
Sipas njoftimit të policisë, A.H. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të afërmes së tij, ndërsa i ka rrahur dhe të bijën e mitur.
Nuk dihen motivet që ka pasur 53-vjeçari për ta bërë këtë veprim, ndërsa policia tashmë po vijon me hetimet.