Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klinë të Kosovës, pasi në një shtëpi ka ndodhur një shpërthim. Sipas policisë, brenda banesës është gjetur një person pa shenja jete.
Rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.
“HETIM I VDEKJES/Klinë 13.09.2022-21:22. Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku në brendi kanë vërejtur një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion” – thuhet në njoftimin e policisë.