Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me tone të forta nga protesta para Inceneratorit të Tiranës, i bëri thirrje SPAK që të nisë hetimet për këtë aferë.
“Mirëmbrëma të gjithëve dhe faleminderit për pjesëmarrjen dhe vështirësitë për të arritur sot këtu, në një vend të veçantë sepse është skenë krimi.
U bënë 558 ditë të denoncimit zyrtar për këtë aferë kriminale dhe drejtësia nuk vepron. Jemi këtu për të treguar me gisht këtë vend krimi, që SPAK ta heqë atë shaminë që i ka vënë Rama para syve.
Të zbatojë ligjin dhe të bëjë detyrën. Të çojë hajdutët dhe rilindasit pas hekurave.”, tha Meta.