Protesta e Partisë së Lirisë ishte parashikuar të niste në orën 18:00. Ndërsa kanë filluar grumbullimet e para të njerëzve te Inceneratori i Tiranës.
Vijon ende grumbullimi i protestuesve dhe përfaqësuesve politikë. Ende nuk ka mbërritur kryetari i PL-së, Ilir Meta.
Kjo është protesta e parë e kësaj force politike, pasi Meta mori drejtimin e saj. Në vendin ku po zhvillohet protesta, pranë inceneratorit të Tiranës organizatorët kanë vendosur pankarta ku ilustrohen denoncimet që janë bërë lidhur me aferën e inceneratorëve.
Në protestën e sotme do të ketë fjalime të ndryshme, mes tyre edhe përfaqësues të Partisë Demokratike, si Ina Zhupa dhe Edmond Spaho.
Vetë Meta tha se protesta do ketë në fokus çështjen e denoncimit të aferës së madhe të inceneratorëve.