Policia e Durrësit ka treguar një version tjetër të lajmit që qarkulloi në media pak orë më parë lidhur me atentatin e ndodhur mesditën e djeshme në rrugën “Pavarësia”.
Sipas bluve të qytetit bregdetar, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt një automjet të parkuar në pronësi të një 52-vjeçari nga Maqedonia e Veriut.
Në media u fol se objektivi i atentatit ka qenë Akil Nurjaku, por në njoftimin zyrtar nuk përmendet prania e tij në ngjarje. Dyshohet se Nurjaku është qëlluar me snajper nga brenda një furgoni sapo shënjestra doli nga automjeti i blinduar G-Class.
Ai arriti të shpëtonte, ndërsa plumbi ka përshkruar një tjetër automjet me targa të huaja që ishte i parkuar. Por, në reagimin e policisë flitet vetëm për pronarin e makinës me targa të huaja që ndodhej e parkuar në momentin e ngjarjes.
Për arsye hetimi, blutë e Durrësit nuk bëjnë me dije të dhëna të tjera, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit.