Armenia dhe Azerbajxhani kanë raportuar për përleshje të reja kufitare që lanë të vdekur një numër të panjohur trupash azerbajxhaniane. Ky konflikt vjen pas dobësimit të ushtrisë ruse, e cila ndërmjetësoi një marrëveshje mes dy ish-shteteve të Bashkimit Sovjetik në vitin 2020.
Luftimet, të cilat shpërthyen herët të martën, shënojnë shpërthimin e fundit midis armiqve të mëdhenj, të cilët luftuan një luftë në vitin 2020 mbi rajonin e kontestuar Nagorno-Karabakh.
Marrëveshja e vitit 2020 dhe fundi i konfliktit
Armenia, Azerbajxhani dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje në vitin 2020 për t’i dhënë fund gjashtë javëve të luftimeve të ashpra në Nagorno-Karabakh, marrëveshje kjo të cilën kryeministri Armen Nikol Pashinyan, përmes një postimi emocional në llogarinë e tij në Facebook, e përshkroi si “të padëshirueshme dhe të dhimbshme”
Më 7 nëntor, ndërkohë që liderët demokratikë të botës po rreshtoheshin për të uruar Joe Biden për fitoren e tij presidenciale, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i bëri një telefonatë homologut të tij rus, Vladimir Putin për të diskutuar disa punë shumë me rëndësi. Përderisa Amerika dhe Evropa ishin të të shpërqendruara nga zgjedhjet dhe vala e dytë e Covid-19 e cila kishte marrë hov të madh kudo në botë, Putin dhe Erdogan kishin arritur ta bënin atë që po provohej të arrihej për disa javë më radhë. Ata i kishin përafruar qëndrimet e tyre sa i përket arritjes së paqes ndërmjet dy vendeve në të cilat që të dyja, Rusia dhe Turqia, kishin sferat e ndikimit të tyre dhe përgjatë, pothuajse gjashtë javëve të fundit, kishin marrë anë dhe ishin përfshirë, të paktën jozyrtarisht, duke ndikuar në rrjedhën e ngjarjeve në terrren.
Dy ditë, pas këtij diskutimi, konturet e hartës së re politike filluan të bëhen publike me një zgjidhje paqësore për konfliktin më të gjatë të pazgjidhur të rajonit të Nagorno-Karabakh, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik, një enklavë separatiste etnikisht e populluar me armenë mirëpo e vendosur brenda Azerbajxhanit. Në fillim të viteve 1990, Armenia, e ndihmuar nga Rusia, pushtuar një rajon që e konsideroi qenësore për identitetin dhe shtetësinë e saj dhe i pushtoi shtatë rajonet ngjitur që i përkisnin shtetit të Azerbajxhanit. Konflikti ishte gjysmë i ngrirë, por asnjëherë nuk u zgjidh dhe bisedat diplomatike qysh atëherë u bënë pjesë e pandashme dhe e mërzitshme për arritjen e ndonjë marrëveshjeje megjithatë, gjithmonë dhe secilën herë pa ndonjë sukses. Regjioni i Nagorno-Karabah ishte i pranuar ndërkombëtarisht si pjesë territoriale e Azerbejxhanit mirëpo ka qenë në udhëheqjen e Armenëve etnikë qysh nga viti 1994. Mirëpo,më 27 shtator, pas 25 vitesh pritje për kthimin e territorit të saj, Azerbajxhani, i ndihmuar nga Turqia, u fut në luftë, duke përmbysur humbjen e saj dhe duke rifituar pjesën më të madhe të terrenit të humbur – me miratimin e dukshëm të Rusisë. Dhe më 8 nëntor, pas gjashtë javësh luftimesh të rënda, Azerbajxhani ngriti flamurin e tij mbi qytetin Shusha – një kështjellë në majë të një kodre brenda Nagorno-Karabakh dhe një djep të kulturës Azerbajxhanase – duke provokuar gëzime spontane në rrugë. Marrëveshja e arritur erdhi në prag të ditës e flamurit kombëtar, duke shënuar një periudhë jetëshkurtër të pavarësisë së Azerbajxhanit nga vitet 1918-20.
Marrëveshja e arritur u konfirmua edhe nga Azerbejxhani dhe Rusia.
Brenda pak orësh, forcat e stërlodhura dhe të demoralizuara të Armenisë ishin detyruar të kapitullonin. Lajmi i këtij kapitullimi u bë nga Nikol Pashinyan, kryeministri i Armenisë, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook. “
“Të dashur bashkatdhetarë, motra dhe vëllezër. Unë personalisht kam marrë një vendim shumë të vështirë për mua dhe të gjithë ne. Unë kam nënshkruar një deklaratë për t’i dhënë fund luftës së Karabakut me presidentët rusë dhe azerbajxhanas. Teksti i deklaratës është tepër i dhimbshëm për mua dhe njerëzit tanë,” shkroi ai.