Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar mëngjesin e sotëm në Durrës. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar një 28- vjeçar.
I riu akuzohet se ka dhunuar nënën e tij dhe është arrestuar nga policia e Durrësit. Burime nga policia bëjnë me dije se u bë arrestimi në flagrancë i O. K., 28 vjeç, banues në Durrës.
28-vjeçari akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.