Milan ka arritur të marrë një fitore dramatike me 10-të lojtarë ndaj Sampdorias në shtëpinë e këtyre të fundit. Miqtë shënuan golin e parë në minutën e 6-të me anë të Messias pas një asistimi nga Leao. Gjithashtu në minutën e 21-të De Ketelaere dyfishoi shifrat por VAR ndërhyri pasi ishte pozicion jashtë loje. Pjesa e parë ishte totalisht e dominuar nga Milan.
Pjesa e dytë nisë në favor të Sampdorias, pasi në të 47-tën, Leao mori kartonin e kuq. Portugezi tentoi goditjen me rrofishatë, por gjeti kokën e mbrojtësit të Sampdorias.
Shpresa për Sampdorian erdhi në minutën e 57-të kur Djuricic gjeti golin e barazimit. Rastet filluan të krijoheshin për Sampdorian, por Milan gjeti golin e avantazhit në minutën e 67-të me anë të një penalltie nga Giroud.