Gjatë inaugurimit të lagjes së re në Zall Herr, kryeministri Edi Rama ka fajësuar shefat e komisariateve për ndërtimet pa leje në Tiranë dhe zona të tjera të vendit. Rama tha se hetimi do të nxjerrë personat përgjegjës për mos-identifikimin e pallateve apo shtesave me leje. Ai tha se nuk ka mundësi që policia e cila arreston një “katunar” hallexhi për rregullimin e çatisë, nuk arrin të identifikojë se ku ndërtohen pallate pa leje.
“Patjetër që edhe ata që janë përgjegjës, sidomos ata shefa komisariatesh në zonat e të cilëve është më kollaj të shkosh dhe të kapësh një katundar Tirone si puna ime, mua s’më kanë kap se e kam ndërtuar 100% sipas lejes, por edhe për një avlli, edhe për një çati të ndryshuar nga halli dhe pa leje, por jo për ta shitur. Ndërkohë në zona ku ndërtohen kate apo metra, nuk shkon askush. Është detyra e Policisë së Shtetit në radhë të parë. Unë e di që hetimi do të tregojë se janë persona të implikuar me bekim të shefave të komisariatit” – deklaroi kryeministri Edi Rama.