Dy shqiptarë dhe dy italianë janë arrestuar në Itali. Caffebaiadomizia shkruan se me katër persona në pranga ka përfunduar sherri që shpërtheu në San Felice a Cancello, në zonën e Casertës, mes italianëve dhe shqiptarëve. Karabinierët konstatuan ngacmimin e kryer nga një 36-vjeçar vendas ndaj të dashurës së një 21-vjeçari shqiptar.Kur mbërritën në vendngjarje, karabinierët e gjetën 36-vjeçarin duke debatuar me 21-vjeçarin, të dy të mbështetur nga burra të tjerë. Italianët dhe shqiptarët ishin përballë njëri-tjetrit në përleshje me gurë dhe shkopinj. Policia arriti me vështirësi t’i ndalojë dhe të rindërtojë arsyen e sherrit. Më pas ka nisur arrestimi dhe për të katërt do të ketë gjykim të drejtpërdrejtë.
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....