Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me intelektualët e Përrenjasit.
Berisha tha se Rama nuk respektoi ligjin kur shkarkoi Gledis Nanon nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, teksa u ndal te Martinaj dhe vëllai i kryeministrit.
Sipas tij, pas zhdukjes së kriminelit fshihet vëllai i tij, Olsi Rama.
“Ti një muaj pasi është zhdukur, thua të më gjendet Ervis Martinaj, çdo shqiptar e dinte se ishte biznesmeni legal apo illegal i lojërave të fatit. Olsi Rama ishte në hije, tani zhduket njeriu, dhe zhdukesh pas një muaji. Mendon se njerëzit nuk e dinë që pas lojërave të fatit fshihet Olsi Rama. Mendon ky se lahen duart me zhdukjen e një njeriu”, tha Berisha.