SHBA ka sanksionuar dy ministra iranianë pas sulmit kibernetik ndaj vendit tonë.
Bëhet fjalë për ministrin e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) dhe atë të Inteligjencës, për shkak të aktiviteti kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj.
“Sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë shpërfill normat e sjelljes së përgjegjshme të shtetit në kohë paqeje në hapësirën kibernetike, e cila përfshin një normë për të përmbajtur nga dëmtimi i infrastrukturës kritike që ofron shërbime për publikun”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson. “Ne nuk do të tolerojmë aktivitetet kibernetike gjithnjë e më agresive të Iranit që synojnë Shtetet e Bashkuara ose aleatët dhe partnerët tanë.”