Rritja e çmimeve, familjet shqiptare kanë shpenzuar 185 milionë euro më shumë në 8 muaj – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritja e çmimeve, familjet shqiptare kanë shpenzuar 185 milionë euro më shumë në 8 muaj

07:55 | 09/09/2022
në Uncategorized
0

Familjet shqiptare çdo muaj po shpenzojnë gjithnjë e më shumë nga të ardhurat e tyre, për të blerë të njëjtat produkte. Sipas INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, ishte 8% në gusht, niveli më i lartë që nga viti 1998, kur vendi po vuante pasojat e piramidave. Shtrenjtimi më i lartë ishte për ushqimet, me +14% dhe transportin (+19.3%).

Për shkak të peshës së lartë të shpenzimeve për ushqime, familjet janë rënduar në plotësimin e nevojave të tyre jetësore. Rreth 42% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike, një përqindje që është më e larta në rajon dhe në Europë, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen vitit 2019 dhe INSTAT për Shqipërinë.

Pas Shqipërisë më e lartë përqindja e shpenzimeve për ushqime e pije joalkoolike është në Maqedoninë e Veriut, me 30.6%, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina (29.5%), Mali i Zi (24%.5), Serbia (23.6%)- të dhënat për Kosovën mungojnë. Për Bashkimin Europian-27, kjo peshë është 13%.

Read more

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit –

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in –

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

Si rrjedhojë, familjet shqiptare duhet të heqin më shumë para për tu ushqyer se të tjerat në rajon e Europë, duke u mbetur më pak për nevoja të tjera, jo të domosdoshme. Ndaj, një rritje e çmimeve të ushqimeve rëndon më shumë buxhetet e familjeve shqiptare.

Në gusht, sipas INSTAT, rritjen më të lartë të çmimeve e shënoi grupi “vajra dhe yndyrna”, me 28.8%; karburantet, me 24.2%; “Qumësht, djathë dhe vezë”, me 22.3%; “bukë dhe drithëra”, me 20.4%; “Sheqer, reçel, mjaltë, shurup, çokollata, dhe ëmbëlsira”, me 15.6%; “Peshku”, me 13.7% dhe “mishi”, me 11.2%. Përveç karburanteve, të gjitha produktet e tjera që janë rritur janë ushqime bazë (shiko grafikun: Ndryshimi vjetore të indeksit sipas Grupeve dhe nëngrupeve kryesore, gusht 2021 dhe gusht 2022).

Rritja e çmimeve të ushqimeve është më e larta të paktën që nga janari i vitit 2007, kur INSTAT raporton të dhënat e detajuara të Indeksit të Çmimeve të Konsumit, sipas grupeve (shiko grafikun: Ndryshimet vjetore të indeksit, Ushqime dhe pije joalkolike, Janar 2007-Gusht 2022)

Një familje mesatare me 3.6 persona shpenzonte në muaj rreth 84 mijë lekë, sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, të INSTAT, të dhënat më të fundit të së cilës i referohen vitit 2020.

Rreth 42% e kësaj shume, apo rreth 35 mijë lekë, një familjeje i duhet për të plotësuar nevojat bazike për ushqim. Në vend janë rreth 769 mijë familje, që mesatarisht shpenzonin në muaj (para rritjes së çmimeve) rreth 27 miliardë lekë (rreth 225 milionë euro) për ushqime.

Që nga janari, kur çmimet e ushqimeve filluan rritjen e shpejtë blerja e ushqimeve po kushton gjithnjë e më shumë, duke kulmuar në gusht, ku ndryshimi vjetor ishte 14%, nga 6.7% në janar (shiko grafikun: Ndryshimi vjetor i grupit “Ushqime dhe pije joalkolike”, gusht 2021-gusht 2022).

Duke filluar që nga janari, familjet shqiptare kanë paguar mesatarisht nga 1.8 miliardë lekë në muaj deri në 3.8 miliardë lekë në muaj më shumë vetëm për ushqimeve, ose në total 22.7 miliardë lekë (185 milionë euro) në 8 muaj, sipas përllogaritjeve të Monitor bazuar në inflacionin e ushqimeve dhe Anketën e Buxhetit të Familjeve (Shiko grafikun: Rritja e çmimeve dhe shpenzimeve për ushqime).

Të ardhurat ndërkohë nuk janë rritur me të njëjtat ritme si çmimet. Sipas INSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2022 (e dhëna e fundit e disponueshme), është 59.242 lekë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë paga është rritur me 5,8 %, ndërkohë që çmimet e ushqimeve u rritën mesatarisht 7.6% për të njëjtën periudhë./Monitor

Etiketa: çmimeEkonomi

Të Lidhura

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit –

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit –

nga 27
08:26 | 02/04/2026
0

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in –

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in –

nga 27
08:06 | 02/04/2026
0

Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë seancën plenare ku në rendin e ditës është një interpelancë me ministrin...

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

nga 27
07:56 | 02/04/2026
0

Dashi Në marrëdhënie dashurie, sot mund të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj, por është e rëndësishme të shmangni...

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

nga 27
07:52 | 02/04/2026
0

Dashi Në marrëdhënie dashurie, sot mund të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj, por është e rëndësishme të shmangni...

Para
Çmimet në bursë në rënie, KESH ble rreth 1.5 milionë euro energji për një ditë

Çmimet në bursë në rënie, KESH ble rreth 1.5 milionë euro energji për një ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit –

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit –

08:26 | 02/04/2026
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in –

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in –

08:06 | 02/04/2026
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

07:56 | 02/04/2026
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

07:52 | 02/04/2026
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës –

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës –

07:42 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit –
  • Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in –
  • Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –
  • Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –
  • Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës –
  • Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit –
  • Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com