Kryetari i Partisë Demokratike ka ngritur akuza ndaj ministres Elisa Spiropali, ku sipas tij vjehrri i ministres ka marrë një fushë futbolli në Frakull me ndërhyrjen e Spiropalit dhe firmën e kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashi.
“Makiaveli shkruan nëse do të njohësh inteligjencën e kundërshtarit, shiko ata përreth. Zonja u gozhdua tek pensionistët. Ajo ka një dhëmbshuri patologjike për një në Shqipëri. Dëgjoni t’u lexoj. Në fshatin Frakull është dhe një fushë futbolli, por ka dy vite që është bërë private, ndërsa tani fëmijët ndërrohen jashtë në shi e dëborë. Prona është bërë private nga vjehrri pensionist i Spiropalit. Vjehrri lumturohet me fushën. I është dhënë me ndërhyrjen e zonjës Elisa me firmën e Subashit”, tha Berisha.