Operacioni antidrogë “Poseidon” që është zhvilluar dy ditë më parë nga autoritetet në Peru, në bashkëpunim me DEA-n amerikane, Guardia Di Finanza italiane dhe policinë gjermane duket të jetë më i madh në përmasa sesa ishte raportuar fillimisht.
Mediat vendase kanë zbardhur detaje të reja nga goditja që iu bë linjës së trafikut ndërkombëtar të kokainës Peru-Europë, ku në rrjetë ra edhe 28-vjeçari shqiptar, i cilësuar si një nga krerët e grupit, Kadri Cjoci.
Ai u arrestua së bashku me biznesmenin italian Pasquale Bifulco, 49 vjeç, i cili është një nga eksponentët kryesor të ‘Ndrangheta’s kalabreze dhe që i përket bandës mafioze Ietto-Cua-Pipicella.
Në detajet e reja që janë publikuar, rezulton se emri i sakti i shqiptarit të vënë në pranga është Kadri Gjoci, me vendlindje të regjistruar në Rrëshen.
Mediat peruane theksojnë se ju dha një goditje e rëndë mafiozëve italianë dhe shqiptarë të drogës, duke sekuestruar afro 3 ton kokainë që në Evropë supozohet të kapë vlerën e mbi 133 milionë dollarëve.
I riu shqiptar dhe miku i tij italian kishin marrë përsipër të dërgonin drogën në Europë, përmes portit të Callaos dhe italiani njihej me pseudonimet ‘Spaghetti’ dhe ‘Gianmarco’, ndërsa Gjoci me pseudonimin “Tyson” për shkak të ngjashmërisë fizike me boksierin e famshëm amerikan.
Ndërkohë që në rrjetën e hetuesve përfunduan edhe pesë peruan dhe një turko-gjerman.
Mësohet se kalimi drogës bëhej përmes kompanive që eksportojnë kafe dhe asparagus si lëndë të parë, ndërsa karteli shqiptaro-italian e ktheu Limën në qendrën e koordinimit dhe ruajtjes së kokainës që vinte nga Vraem.
Për të parë videon nga operacioni KLIKO këtu.