Ditën e sotme ambasadorja e SHBA-së u takua me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Mësohet se gjatë takimit u bisedua mbi prioritetet e sesionit të ri parlamentar dhe fuqizimin e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ambasadorja Kim i uroi Kryetares një sesion të ri parlamentar të suksesshëm.
Lindita Nikolla dhe Ambasadorja Yuri Kim diskutuan mbi prioritetet e sesionit të ri parlamentar, në veçanti mbi rritjen e kontributit të Kuvendit në procesin e integrimit evropian, mbështetjen e reformave për demokratizimin e jetës së vendit, rritjen e integritetit të institucioneve politike si edhe vijimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit të suksesshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.