Reparti i psikiatrisë në spitalin rajonal të Pejës është kapluar nga zjarri pasditen e sotme, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se personi i lënduar është punëtor i sigurimit.
“Rreth orës 14:40 policia është njoftuar për një zjarr në spitalin rajonal të Pejës në repartin e psikiatrisë. Menjëherë më të kuptuar rastin kanë dal policia, zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin shumë shpejtë. I lënduar është një punëtor i sigurimit, i cili ka lëndime të lehta. Ndihmë mjekësore ka kërkuar edhe një personel mjekësor nga tymi që ka kapluar repartin” – ka thënë ai.