Dua Lipa dhe Rita Ora janë padyshim dy këngëtaret shqiptare më të famshme ndërkombëtarisht, të cilat po njohin çdo ditë e më shumë suksese. Raporti i tyre është përfolur shpesh në media, ku shpesh është folur edhe për një zënkë mes tyre.
Pak orë para koncertit që do të mbajë në sheshin “Skënderbej”, këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur për koncertin dhe raportet e saj me këngëtaret e tjera shqiptare.
Gjithashtu, pak kohë më parë u mbajt edhe “Sunny Hill Festival” i organizuar nga këngëtarja Dua Lipa ku këngëtaret e tjera me origjinë shqiptare nuk kishin pjesë. Gjatë konferencës së ditës së sotme Rita Ora foli për herë të parë në lidhje me mundësinë e një bashkëpunimi mes saj dhe Dua Lipës. Konkretisht këngëtarja u pyet nëse do të ketë në të ardhmen një bashkëpunim mes saj dhe artisteve të tjera që kanë korrur sukses ndërkombëtar, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.
Në përgjigjen e saj Rita Ora e buzëqeshur përmendi fillimisht hapat e parë të karrierës së sa, e cila nisi rreth një dekadë më parë. Këngëtarja tha se ndihet shumë me fat dhe e lumtur që vendi jonë po njihet më shumë falë artistëve shqiptarë. Sa i përket bashkëpunimit, Rita tha se “gjërat bëhen në kohën” e duhu, duke shtuar se kur të vijë kjo kohë ajo është “gati.”
Ajo gjithashtu tha se ndihet shumë e lumtur që të tjera artiste shqiptare po shkëlqejnë në botë duke lartësuar emrin e Shqipërisë dhe u shpreh besimplotë për një bashkëpunim kur të krijohet mundësia.
“Kur nisa në këtë industri 2011-2012 e ndieja si një lloj detyrimi apo barre dëshirën për ta bërë Shqipërinë të njohur në hartë. tani ndihem shumë e çliruar që kam artiste të tjera në fushën time që po lartësojnë emrin e Shqipërisë në botë. Për shkak të angazhimeve të shumta nuk ka ndodhur deri tani por kam shpresë se do të ndodhë shumë shpejt”.
Ndonëse vijnë nga i njëjti vendi, fansat nuk i kanë parë ndonjëherë bashkë përgjatë këtyre viteve, për shkak të një hatërmbetjeje që ekziston mes tyre. Sipas asaj që raportohet, shkak është bërë mungesa e mbështetjes nga Rita për Duan kur kjo e fundit ishte në fillim të karrierës dhe tashmë që ka kapur majat autorja e hitit “New Rules” nuk ia fal këtë gjë.