Vetëm edhe pak ditë kanë mbetur nga prezantimi zyrtar i iPhone 14, e raportimet më të fundit thonë se do të ketë opsionin “always-on display”, që nënkupton me automatizëm kapacitet më i madh i baterisë.
Në eventin e Apple, Far Out që do të mbahet më 7 shtator, do të prezantohen katër versionet e iPhone: versioni bazik i iPhone 14, iPhone 14 Plus, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max.
Sipas raportimeve më të fundit, këto pajisje pritet të kenë dimensione paksa më të mëdha, por edhe kapacitete më të mëdha të baterisë që do të përdorin opsionin e ri të ashtuquajtur “always-on diplay” që do të thotë se do të figurojë ora dhe data edhe kur telefoni është i kyçur.
Përdoruesit e versionit beta iOS 16 tashmë e kanë në telefonat e tyre këtë opsion, e përditësimi zyrtar pritet i sistemit operativ iOS 16 do të ndodhë më 7 shtator, pas përfundimit të eventit Far Out.
Megjithatë, ky opsion është i lidhur me teknologjinë e re të ekranit OLED që Apple do ta përdorë ekskluzivisht në iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max, sa i përket freskimit të ekranit gjatë opsionit always-on display, që do të ndihmojë në kursimin e baterisë.
Kur flasim për dimensionet e ekraneve, iPhone 14 vjen me ekran 6.1-inç, iPhone 14 Plus me 6.7, iPhone 14 Pro me 6.1 si dhe iPhone 14 Pro Max me 6.7-inç.