Nesër në orën 18:00 fillon java e dytë në “Olimpiko” me Lacio – Juventus, për të vazhduar në 20:45 në “San Paolo” me Napoli – Milan
Eshtë vetëm java e dytë dhe për të shtunën kalendari ka rezervuar dy 90 minutësha për të mos u humbur. Në orën 18:00 do të luhet në “Olimpiko”, Lacio – Juventus dhe në 20:45 në “San Paolo”, Napoli – Milan. “Kundër Juventusit duhet të zhvillojmë një ndeshje perfekte”, tha në kanferencën e fundit për shtyp, trajneri i Lacios, Simone Inzagi. “Le të shpresojmë që nuk do të jenë në ditën e tyre më të mirë, por ne do të jemi të gatshëm për të dhënë maksimumin”. Por Lacios i duhet të mundë edhe satistikat, pasi ka 13 vjet që nuk fiton ndaj kampionëve të Italisë. Për trajnerin Inzagi do të ishte më mirë që në javën e dytë të kishte një tjetër kundërshtar, por ky është kalendari dhe në fund të fundit duhet të ndeshesh me të gjithë kundërshtarët. “Si mund të çahet mbrojtja e tyre? Ata kanë në portë Bufon dhe përpara tij të gjithë mbrojtjen e Italisë, ndërkohë që tani kanë marrë edhe Pjaniç, Higuain dhe Dani Alvesh. Këta janë ata, ndërsa ne duhet të jemi gjithmonë të vëmendshëm dhe të mundohemi t’i surprizojmë”. Nërkohë që nënkampionët do të presin në shtëpinë e tyre Milanin, që sigurisht nuk është ai i një sezoni më parë. Karlos Baka vjen pas tre golave të shënuar kundër Torinos në javën e hapjes, pikërisht në “derbin” kundër trajnerit Mihajloviç. Ndërsa në anën tjetër pritet shpërthimi i Lorenco Insinjes, i cili luajti keq në Peskara, por është i favorizuar nga bookmaikers, për atë çfarë ka bërë kampionatin e shkuar ndaj Milanit. Talenti napoletan ka shënuar dy herë në ndeshjen e parë në “San Siro”, si dhe një gol në takimin e kthimit në “San Paolo”. Por është edhe belgu Dries Mertens, heroi i ditës së parë, i cili tashmë është në balotazh pikërisht me Insinjen.