Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të kopshtit nr.28 për 120 fëmijë të Laprakës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS-së, Rakip Suli, theksoi se mbetet prioritet ofrimi i të njëjtit standard punimesh si në qendër, ashtu edhe në periferi.
Veliaj: “Bashkë me Fjonën, pamë kopshtin e sapobërë, i 16-ti nga 23 që kemi nisur të rikonstruktojmë gjatë kësaj vere. Na kanë ngelur edhe 7 kopshte të tjera dhe mezi pres që t’i mbarojmë në kohë rekord. Besoj se deri në shtator, kur edhe shoqet e Fjonës të jenë kthyer nga pushimet, do t’i kemi mbaruar të gjitha kopshtet dhe për herë të parë po garantojmë që e njëjta cilësi që ekziston në një kopësht në Bllok, ekziston edhe në një kopësht në Laprakë, sepse të gjithë fëmijët janë njësoj.Investimi i radhës në Laprakë do të jetë një investim prej 4 milionë dollarësh, i cili do të rehabilitojë pjesën më të madhe të urbanistikës së zonës, për t’u siguruar që sa të bukur e kemi kopshtin, po aq të bukur ta kemi edhe lagjen. Investimi i radhës në Laprakë do të jetë një investim prej 4 milionë dollarësh, i cili do të rehabilitojë pjesën më të madhe të urbanistikës së zonës, për t’u siguruar që sa të bukur e kemi kopshtin, po aq të bukur ta kemi edhe lagjen”.