Pika e kontrolli janë ngritur në dalje të qytetit të Vlorës, pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen partizani në Vlorë, ku është qëlluar me armë drejt një makine “Audi” me 2 policë brenda, policia ka ngritur pika kontrolli në qytet.
Mësohet se punonjësit e policisë ktheheshin nga palestra, sipas të dhënave paraprake dhe nuk njihen me personat që i kanë qëlluar. Bëhet fjalë për Anxhelo Breshanin, polic i Patrullës së Përgjithshme në Vlorë dhe Anxhelo Breshani një efektiv i ri në policinë e shtetit dhe ka pak vite që e ka marr detyrën.
Efektivët në dëshminë e tyre kanë thënë se automjeti është larguar në zonën e mbi spitalit të Vlorës e cila është një zonë që mund të të çojë në çdo pikë të qytetit dhe jashtë tij.
Efektivët e policisë nuk kanë pësuar lëndime dhe nuk janë shoqëruar drejt spitalit të Vlorës, por ata janë marrë në pyetje në vendin e ngjarjes.