Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në qytetin e Peshkopisë. Policia njofton se pas një konflikti për motive të dobëta, 46-vjeçar me inicialet B. S. ka plagosur me armë zjarri 45-vjeçarin me inicialet A. D.
I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe si rezultat është arrestuar dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.