Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Bulqizës pasi u ndaluan për një shkelje rrugore. Gjatë kontrolleve policia ka konstatuar një makinë tip “Land Rover” ka qenë e parkuar në pedonalen e qytetit, në kundërshtim me normat e Kodit Rrugor, dhe menjëherë kanë plotësuar procesverbalin për konstatimin e shkeljes.
Por drejtuesi dhe pasagjerët në automjet, personat me inicialet E. L., Q. L. dhe I.L. sapo kanë parë punonjësit e Policisë, janë afruar dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit duke u shkaktuar atyre dëmtime të lehta në trup.
Pas konfrontimit, tre të rinjtë E. L., 36 vjeç; Q. L., 52 vjeç dhe I.L., 19 vjeç, banues në fshatin Dragu, Bulqizë janë arrestuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Prishja e qetësisë publike”.