Policia e Durrësit ka arrestuar mëngjesin e ditës së sotme një 27-vjeçar i cili akuzohet për veprën penale “ngacmimi seksual”, ndaj një të miture.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasin J. B., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”.
Nga ana tjetër, lidhur me ngjarjen materialet i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme në lidhje me rastin.