Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Berat. Burime nga policia bëjnë me dije se është gjendur e pajetë një e moshuar.
Ngjarja është raportuar rreth mesnatës, në fshatin Goriçan. E moshuara është identifikuar me iniciale Sh.D., 71 vjeçe.
Kanë qenë të afërmit e 71- vjeçares që kanë gjetur trupin e pajetë të saj në banesë. Paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Pritet të zbardhen detaje të reja pas marrjes në pyetje të familjarëve të të moshuarës.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.