Një sherr mes disa personave ka ndodhur paraditen e sotme në një nga lokalet e Beratit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uznovë”, ku mësohet se disa persona janë përleshur me njëri-tjetrin.
Policia ka arrestuar 18-vjeçarin me inicialet E.A., 36-vjeçari me inicialet M.N. dhe 43-vjeçari me inicialet K.Ç, të cilët kanë kundërshtuar dhe efektivët që kanë ndërhyrë për të ndalur konfliktin.