Kandidati i PS-së Muharrem Rama vijoi fushatën në njësinë administrative të Melanit dhe në fshatrat e tij.
Muharrem Rama: “Do të sistemojmë kanalet vaditëse dhe ato të ujërave të zeza. Do të zgjidhim problemin e transportit të fëmijëve të shkollës 8 vjeçare duke vendosur një mjet lëvizjeje për fshatrat. Do të bëjmë lidhjen e rrjetit infrastrukturor. Do të sistemojmë rrugën e Ilnicës, duke pasur edhe prioritet turizmin malor dhe zbutjen e varfërisë në atë zonë. Në mbështetje në zhvillimit të bujqësisë do të ngrejmë një pikë për grumbullimin e frutave. Këto janë premtime të vogla. Por më mirë tju japim premtime të vogla dhe ti realizojmë”,
Në këtë takim, kandidati shoqërohej prej kordinatorit të Kryesisë së Partisë Socialiste për Qarkun e Dibrës z.Damian Gjiknuri.
Damian Gjiknuri: “Imagjinoni një kryetar të PD, si do ti zgjidhë ai këto probleme pa mbështetjen e qeverisë?! Qeveria ka filluar ta mbështesë Dibrën, disa investime janë realizuar e të tjera do të vijnë. Fitorja e Remit është një garanci më shumë që të gjitha premtimet të bëhen realitet”
Ministri Gjiknuri tha se e majta ka një koalicion shumë të gjërë e mbështetje popullore çka e tregoi dhe mitingu i së martës. “Edhe mesazhet ishin të qarta. Nuk ka përçarje. Zgjedhja është shumë e thjeshtë, numri 1 në fletën e votimit”, u shpreh Gjiknuri.