Një gjykatë në Greqi ka caktuar masën arrest me burg për emigrantin nga Bangladeshi, i cili vrau bashkëshorten e shokut për 20 mijë euro.
Gjatë seancës gjyqësore 37-vjeçari ka pranuar krimin dhe ka thënë se viktima i kishte borxh 20 mijë euro.
Nga ana tjetër miku i ngushtë i 37-vjeçarit, ka thënë gjithashtu se gruaja e tij fatkeqe ka pasur një histori dashurie me shokun.
Megjithatë 37-vjeçari i ka mohuar pretendimet duke thënë se për pos borxhit nuk e lidhte asgjë tjetër me viktimën.