Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur mëngjesin e sotëm në Mjull Bathore. Lidhur me ngjarjen e rëndë, policia njofton se viktima, është vetëm 32-vjeç i identifikuar me inicialet H. D., 32 vjeç.
Më tej, deri më tani ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që i mori jetën të riut në Tiranë.
“Në lidhje me informacionin e dhënë pak më parë për një aksident në Mjull Bathore, ku ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, ju informojmë se drejtuesi i mjetit është shtetasi H. D., 32 vjeç.”
Së fundmi, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit të rëndë.