47 persona janë vrarë gjatë tetë muajve të këtij viti, ndërsa vetëm këtë verë ishin 29 persona. Vrasjet lidhen me shkaqe si hakmarrje të kryera përmes skemave mafioze apo edhe për motive të dobëta. Shumë prej tyre nuk kanë ende një autor. Me dy ngjarjet e fundit, u rrit më tej bilanci i vrasjeve, duke vënë në pikëpyetje sigurinë për jetën në vendin tonë.
Saga e vrasjeve nisi më 4 janar, ku u vra në zonën e “Don Boskos” në Tiranë Erjon Çela, ndërsa mbetën të plagosur katër persona. Pas pesë ditëve, më 9 janar 50-vjeçari Niko Hila vrau ish-bashkëshorten Gjile Nikoll Topalli në Vaun e Dejës. Pasi kreu vrasjen ai u vetëplagos dhe u dërgua në spital.
Sërish në janar, në datën 20 janar në Kozare të Kuçovës Fatime Suli 68 vjeç u mbyt me duar nga nga fqinji I saj Fetah Marra. Pesë ditë më pas, më 25 janar, Lek Lekgjonaj banor në Manati u vra nga Florian Pervathi. Shkak dyshohet hakmarrja pasi në vitin 2011 vëllai i viktimës dyshohet se i ka vrarë babanë autorit.
Më 8 shkurt në Fier, burri vrau gruan me thikë. Petrit Mamaj mori thikën e bukës dhe goditi disa herë të shoqen, Valedete Mamaj duke i marrë jetën në vend. Pesë ditë më pas, 13 shkurt në Shkodër u vra Prek Tonaj.
Më 19 shkurt Shazi Ahmetaj vrau 46-vjeçarin Altin Alikaj në Vlorë. Një nga pistat e hetimit është konflikti për përdorimin e lëndëve narkotike pasi viktima ishte përdorues ndërsa 23-vjeçari Ahmetaj njihet si person me precedentë më fushën e trafikimit.
Më 5 mars në Podgorie të Devollit u vranë nuse dhe vjehrrën gjatë një grabitje ndërsa autori u arrestua në flagrancë. Viktimat ishin Bukurie Bami rreth 60 vjeç dhe vjehrra e saj 80-vjeçarja Fatmira Bami.
Ndërsa në mars të po të këtij viti 41-vjeçarja Brunilda Gjoka u rrah nga i shoqi dhe ndërroi jetë tre ditë më vonë.
Edhe prilli nisi me vrasje, pasi mbrëmjen e tre prillit u vra Iljaz Çali ndërsa po lëvizte me makinë nga Rinasi në drejtim të Tiranës.
Mëngjesin e 12 prillt u ekzekutua me 13 plumba në Shkodër Nazmi Bandulla.
Sërish më 12 prill, në Vidhishtë të Roskovecit vjehrri vrau nusen e djalit dhe më pas veten. Xhevair Hoxha, 61 vjeç vrau në banesë me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizi, 30 vjeçe dhe më pas vari veten në një pemë.
Më 7 maj 37-vjeçari Olgert Dhimitri vret me thikë Ilir Kapon në Tiranë.
Mbrëmjen e 18 majit Arben Mërkuri ekzekutohet në Sukth të Durrësit.
Më 23 maj Çaush Saliasi, 55 vjeç u vra me armë zjarri nga kolegu i tij në ambientet e Komisariatit nr.3 në Tiranë.
Më 3 qershor në Shkodër është ekzekutua para një lokali në zonën e merkatës në Lagjen ‘Rus’ Naim Bajri.
Katër ditë më pas, më 7 qershor pas një sherri me thika në shëtitoren e Sarandës mbeti i vdekur një 43 vjeçar.
Më 11 qershor në Fier u masakrua me thikë Petraq Gjika.
Në të njëjtën ditë, në Tiranë u ekzekutua me eksploziv Aleksandër Sadikaj.
Po në 11 qershor Qershor u gjet i vdekur Sherif Mukaj, I cili ishte raportuar i zhdukur, ai dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri.
Më 12 qershor në Korçë u vra Martin Çeço, për zbardhjen e vrasjes së 26-vjeçarit, u ndaluan shtetasit Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.
Më 15 qershor u ekzekutua me armë brenda makinës në Shkodër 74-vjeçari Lulash Qepuri.
Më 26 qershor vra një 60 vjeçar në Peshkopi, ndërsa janë arrestuar tre persona.
Edhe korriku nisi me vrasje, ku në datën 6 në Lushnje Andrea Stase mbyti të atin Miter Stase, 85 vjeç.
Vendi u trondit nga vrasja e trefishtë më 17 korrik në Fushë Krujë, ku u ekzekutuan gjatë një atentati Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Tre ditë më pas, 20 korrik u plagosën nga komshiu me thikë babë e bir ndërsa babai ndërroi jetë të nesërmen.
Vetëm 6 ditë pas masakrës me tre të vrarë, krimi goditi sërish në Milot mbrëmjen e së premtes më 22 korrik, ku mbeti i vrarë gjatë një atentati Klisman Preçi dhe mbeti i plagosur Ylli Brahimaj.
Më 30 korrik në Elbasan u vra me thikë nga bashkëshorti Jetlira Elezi.
Sërish më 30 korrik në Tiranë, Alban Meneri dhunoi Nikolin Stakan, i cili gjeti vdekjen më pas nga hemorragjia.
Më 2 gusht vendi u trondit, pasi ish polici Arjan Tase ndërsa drejtonte gomonen në breg të detit në Potam përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdinë.
Më 8 gusht në Maliq u vra me thikë Nesti Sotiri nga Velo Hazizllari, pas një debati për qentë.
Një ditë më pas, në Shkodër vritet aksidentalisht një i mitur nga xhaxhai i tij.
Më 17 gusht në Sarandë u vra Klodian Bakia dhe autori i dyshuar është shtetasi Xhenelio Tarja. Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, për një vend parkimi.
Sërish më 17 gusht në Elbasan vritet Madrid Ulqinaku për motive të dobta.
Një ditë më pas, më 18 gusht u vranë për hakmarrje në Vlorë Hakim Xhezo dhe Shpati Lena, ndërsa lëviznin me makinë të blinduar.
Ndërsa më 21 gusht në Mirditë burri vrau aksidentalisht gruan ndërsa pastronte armën.
Dy ditë më pas, më 23 gusht në Vaun e Dejës Alfons Palushani vrau Agron Metushin, ndërsa dyshohet se ishin të dehur,
Më 25 gusht në Mallakastër djali me probleme të shëndetit mendor vrau babanë 73 vjeç. Ai u arrestua pas disa orësh. Mariglen Muhametaj vrau me hekur babanë e tij Qemal Muhametaj.
Katër ditë më pas, më 29 gusht në Grykë Zezë të Lezhës, Besnik Pjetri vrau ish-kunatin Gent Përjaku dhe ish-vjehrrin Pjetër Përjakun. Vrasja ndodhi pas një konflikti që erdhi pas divorcit të Besnik Pjetrit me vajzën e familjes Përjaku.
Pa kaluar ende 24 orë vendi u trondit sërish, pasi Arsen Muskurti vrau me armë zjarri vëllanë dhe kunatën e tij, Dritan dhe Nora Muskurti pas konflikteve për pronësinë e agjencisë./Marr nga Top Channel/