Në orët e para të ditës së sotme, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në mjetin autobus tip “Setra” në pronësi të shtetasit me iniciale E.R., persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi lënde plasëse që ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
Shpërthimi ka ndodhur në orën 04:05.
Policia e Tiranës po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/ Tch