Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka nisur ditën sot me një sërë akuzash ndaj qeverisë. Ai ka rsjellë në vëmendje nismën “Ballkani i Hapur, duke e konsideruar atë jotransparente dhe përçarëse. Sipas tij, i shërben protoganizmit dhe dominimit të një vendi në dëm të vendeve të tjera në rajon vetëm efekte negative mund të ketë.
Teksa sjell në vëmendje studimin e EurActiv i cili e konsideron nismën e “Ballkani i Hapur” me ndikim negative në rajon ai shprehet se: Procesi i Berlinit duhet të mbështetet nga të gjitha vendet e rajonit si rruga më efektive e arritjes së objektivave të përbashkëta europiane.
“Çdo nismë jotransparente dhe përçarëse që i shërben protoganizmit dhe dominimit të një vendi në dëm të vendeve të tjera në rajon vetëm efekte negative mund të ketë. Procesi i Berlinit duhet të mbështetet nga të gjitha vendet e rajonit si rruga më efektive e arritjes së objektivave të përbashkëta europiane”, shkruan Meta në një reagim në rrjetet sociale.