Është arrestuar super mashtruesi turk me paratë virtuale, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Faruk Fatih Özer. Shtetasi turk i akuzuar për mashtrim me qindra miliona dollarë, ka qenë duke pushuar në një plazh në jug të vendit, kur i janë vënë prangat.
Mësohet se që prej kohës që ishte arratisur nga Turqia, Faruk Ozer, jetonte në vende të ndryshme, ndërsa së fundmi banonte në lagjen “5 maji” në Elbasan.
Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.