Një efektiv policie ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve të tij dhe i ka lënë të plagosur ata. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Veri të Mitrovicës, në Kosovë.
Gazeta Sinjali shkruan se sherri ka nisur këtë pasdite për shkaqe që ende nuk dihen. Dy vëllezërit kanë marrë çiftet e kanë qëlluar në drejtim të vëllait të tyre të tretë, por efektivin nuk e ka kapur asnjë plumb.
Më pas, polici ka shtënë në drejtim të të dyve me armën e shërbimit dhe i ka lënë të plagosur vëllezërit e tij.
Deri më tani nuk ka persona të arrestuar. Dy vëllezërit ndodhen në spital, ndërsa polici është arratisur.