Një ngjarje është shënuar mëngjesin e sotme në Krujë, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një sasi tritoli mbi çatinë banesës të Altin Keqit, banues në lagjen “Borati”.
Sipas informacioneve, Altin Keqi është pronar i dy serviseve të celularëve, një në Krujë e një në Fushë-Krujë. Ky i fundit nuk njihet si person problematik dhe nuk ka konflikte me njeri, ndërsa paraprakisht dyshohet se sulmi ka ndodhur për shkak të konkurrencës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.