Një ngjarje ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Rilindja”, në qytetin e Vlorës, pasi një makinë është djegur në brendësi.
Sipas policisë, makina tip “Benz”, ishte e parkuar dhe ishte në pronësi të personit me inicialet A. Xh, banuese në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.