Vrau të moshuarën dhe nipin e saj, Malta vendos ekstradimin e shqiptarit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrau të moshuarën dhe nipin e saj, Malta vendos ekstradimin e shqiptarit

17:07 | 27/08/2022
në Uncategorized
0

Policia malazeze ka arrestuar mesditën e 19 gushtit, një 36-vjeçar shqiptar ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar në 2015 për një vrasje të dyfishtë në ishullin Egjina të Greqisë. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për Ledjon Brakaj nga Shqipëria, i cili e kreu krimin e rëndë në moshën 29-vjeçare.

Shqiptari me banim në Marsaskala të Maltës, u la në paraburgim më 20 gusht, pasi u soll në gjykatë dhe u akuzua për vrasje të dyfishtë dhe zjarrvënie. Gjykata malteze ka vendosur masën e paraburgimit për të akuzuarin deri në fillimin e procedurës dëgjimore për ekstradimin e tij në Greqi.

Ledjon Brakaj

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Sipas asaj që është bërë e ditur nga procesi, i akuzuari kishte hyrë për të grabitur një të moshuar dhe nipin e saj, duke i plagosur me grushte dhe më pas i kishte vrarë. Gjithashtu raportohet se ai dyshohet se i ka mbështjellë disa rroba dhe u ka vënë flakën, ndërsa më pas ka vjedhur sende me vlerë dhe para të gatshme në vlerë totale prej 780.000 euro.

Afati kohor i krimit

Zjarrfikësja e Egjinas është njoftuar për ngjarjen në orën 23:15 të datës 30 nëntor 2015 dhe ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Zjarri është shuar pas 10 deri në 15 minuta. Autori e ka ndezur zjarrin pas orës 22:15. Shtëpia e 71-vjeçares në Egjinë ku ndodhi krimi në vitin 2015. Autori dyshohet se ka hyrë nga dritarja në shtëpinë e 71-vjeçares fatkeqe Irini Marmarinou dhe më pas ka dhunuar të moshuarën dhe nipin e saj, Lambros.

Irini Marmarinou

Në fakt, ai i ka lidhur, i ka torturuar tmerrësisht për t’i treguar se ku janë paratë dhe sendet me vlerë, pasi në zonë qarkullonin fjalët se për shkak të krizës financiare ajo mbante shuma të mëdha parash në shtëpinë e saj. Më pas ai i mbylli në një nga dhomat e shtëpisë dhe i dogji të gjallë ndoshta në përpjekje për të fshirë gjurmët e tij, por siç edhe po duket nuk ja doli aspak. Konkretisht, në vendin e krimit u gjet ADN në një kapak që i ishte atribuar autorit të mundshëm.

Lambro

Në mesin e personave që më pas u morën në pyetje nga Policia për rastin, në ishull kishte edhe disa punëtorë shqiptarë, të gjithë të afërm me të cilët kjo ADN përputhej, por jo plotësisht dhe njëri prej tyre ishte larguar nga ishulli në atë kohë dhe nuk u kthye kurrë. Siç raporton anikolouli.gr, ai është personi që autoritetet nuk e kishin lokalizuar deri më sot për të kryqëzuar gjurmën gjenetike nëse ishte vërtet e tij, por e dinin që i përkiste kësaj familjeje dhe ndaj tij më në fund u lëshua urdhri i arrestit.

Përfshirja e tij absolute në këtë çështje pritet të konstatohet me ardhjen e tij në Greqi dhe sigurisht të vërtetohet nëse ka pasur bashkëpunëtorë në këtë krim, gjë që konsiderohet thuajse e sigurt.

Në vitin 2015, kreu i Shërbimit Ligjor të Pireut, Ilias Boyokas, kreu autopsitë e trupave të viktimave. Sipas konkluzionit të tij, “sulmuesit i rrahën aq ashpër dy viktimat, sa u shkaktuan fraktura dërrmuese thuajse në të gjithë trupin dhe më pas, ndërsa ata ende merrnin frymë, u vunë flakën”.

Irini Marmarinou, sipas një të afërmi që kishte folur në emisionin e Aggeliki Nikoloulis, nuk pranonte as vizitorë, as punëtorë në shtëpinë e saj.

Gruaja fatkeqe drejtonte një dyqan suveniresh në një vend qendror në portin e Egjinës për vite me radhë, derisa doli në pension.

Gjatë gjithë këtyre viteve ajo kishte kursyer një shumë të konsiderueshme parash, të cilat me siguri i kishte fshehur në shtëpinë e saj, por pa ua treguar të afërmve. Këto para nuk u gjetën.

Siç u raportua në atë kohë, autorët në përpjekje për të gjetur atë që kërkonin, kanë grisur edhe tapiceri nga kolltukët.

Vitrinat me sendet e argjendta dhe një foto me vlerë nuk u prekën fare, gjë që të lë të kuptohet se ata kërkonin diçka specifike.

Sipas të afërmve, askush nuk ka parë asgjë, madje nuk ka pasur as një dëshmi të besueshme që mund të hedhë dritë mbi vrasjen e dyfishtë brutale në atë kohë.

Motra e Lambros dhe mbesa e Irinit kishte treguar në një emision se pak kohë para vrasjes brutale, tezja i kishte treguar në një bisedë mes tyre se po mendonte të investonte kursimet e saj.

Ajo përmendi atëherë se po konsultohej me një person të caktuar të cilin e konsideronte inteligjent dhe që dinte të menaxhonte çështjet financiare.

 

Etiketa: ekstradimiMaltamoshuaranipishqiptarivrau

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Video/ Detaje nga aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, shoferi i trajlerit: Rruga e keqe më plasi gomën

Video/ Detaje nga aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, shoferi i trajlerit: Rruga e keqe më plasi gomën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com