Bordi i Transparencës ka rritur çmimin e naftës me 9 lekë ditën e sotme, duke e çuar atë në 248 lekë për litër. Në lidhje me këtë vendim të Bordit ka reaguar Partia e Lirisë. Deputeti Petrit Vasili shkruan në Facebook se këto çmime janë 60 lekë më shtrenjtë se në Mal të Zi apo Maqedoni. Me një gjuhë të ashpër ai i bënë thirrje qeverisë që të ndal vjedhjet dhe rritjen e çmimit të karburanteve
“O Bordi komunist, boll vodhët, ulni çmimin e Naftës si në Mal te Zi e Maqedoni. Sot hajdutet e rilindjes e kane rritur çmimin e naftës duke e çuar ne 248 lek litrin! Po sot ne Mal te Zi cmimi është 170 lek litri. Ndërsa ne Maqedoni çmimi është 186 leke litri. Hajdutë rilindas boll dolët pa pikë turpi dhe justifikoni çmimin e naftës. Lërini shfaqjet rrugëve dhe propagandën idiote komuniste sepse Mali i Zi dhe Maqedonia janë pasqyra e hajdutërisë tuaj te padëgjuar”, shkruan Vasili më tej në Facebook. Ndërsa shprehet se SPAK duhet të hetoj këtë Bord, i cili merr vendime sipas dëshirave të Ramës.