Nga Agron Gjekmarkaj
Duke lexuar një shkrim të Andi Bejtjes mora vesh që Presidenti i Republikës Bajram Begaj kishte liruar nga detyra ose me qartë të themi e kishte hequr nga puna Edvin Shvarcin i cili ka punuar aty me katër nga krerët e shtetit! Nuk e di cili është motivi po në vendin tonë në pergjithësi ato janë subjektive për të hequr dikë që ti hapet vend dikujt !
Për më shumë se tre vjet kam qënë pjesë e stafit të Presidentit Bamir Topi, aty e kam gjetur dhe aty e kam lënë Shvarcin!
Nuk e kam pasur as mik sepse ai nuk afrohej shumë por as antipati jo, sepse ai ishte korrekt dhe i respektueshem me të gjithë pa i ikur tentacionit per humor elegant. Ai të linte përshtypjen si pakukush tjetër që atë e mbron puna e tij dhe ligjet e shtetit jo raportet personale dhe miqësitë. Një qasje hebraike ndaj të dyjave kishte.
E bënte si askush tjeter punen e vet , atë të perkthyesit po e po por edhe të drejtorit. Solid në kulturë jo thjesht si biri i Shvarcit të madh por i studimeve në Shqiperi e Amerikë, leximeve, perkthimeve, ngulmimit të tij. Një anglishtfoles i persosur. Pa drojë i bëntë nder zyres ku punonte, i jepte asaj dinjitet dhe rracionalitet, rregull e korrektesi. Sot është i papunë. Sa keq. Edvini do ta gjejë një punë me siguri por Presidenca e Republikes zor e ka ta zevendesojë me një të ngjashem sepse realisht ai ska të ngjashem në perpikmerinë dhe skrupolozitetin që e krakterizon. Persona me kaq eksperiencë në çdo vend të Europes mbeshteten, promovohem ndersa tek ne i hedhim në rrugë. Pershtypje bën e dhemb më shumë kur këtë e ben Presidenti i Republikes të cilin nuk e pershkruajnë për burrë të keq nga pikpamja njerzore se nga ajo publike nuk po merrem.
Dikush mund ti thote Shvarci nuk është i yni, një tjeter me gjej një vend pune per djalin, nusen, motren etj por Presidenca e Republikes nuk duhet të jete vend qokash të rendomta, po simbol i shumë ekulibrave të kushtetutes, të respektimit të shtetit, të dinjitetit të zyrtarit, të tradites, të krahinave, të feve, të minorancave e shumëçkje që shfaqet si komponent i shoqerisë sonë! Zoti President ktheje Shvarcin aty ku ishte, ky gjest mund të të merret per mirë, si gjest i njeriut që di të kuptojë gabimet e veta, keshillat e keqia dhe kerkesat mujshare. Korigjimi i gabimit nuk është dobesi.
Kur shembulli mungon në Presidencë, kur shteti goditet bash aty në ligj por edhe në mistiken e tij mbrojtëse, për më poshtë mbetesh pa tekst !