Kanë mbërritur në ambientet e Gjykatës së Shkallës se Parë të Qarkut të Elbasanit Horgito Peqini, autori vrasjes së 33-vjeçarit Madrit Ulqinakut dhe miku ti Klaudio Sallufi. Sot jepet masa e vlerësimit të arrestimit, pasi Prokuroria Elbasan ka kërkuar masën arrest me burg.
Pajtime Fetau do të jetë gjyqtarja e seancës, ndërsa Prokuror do të jetë Arben Berexha, avokatët do të zgjidhen nga gjykata. Ngjarja ndodhi në datën 17 gusht ku Horgito Peqini së bashku me miqtë e tij për motive te dobëta është ndeshur me 33-vjeçarin Madrit Ulqinaku.
Pas vrasjes ai u arratis dhe policia nuk mundi ta kapte. Kanë qenë familjarët e Horgito Peqinit të cilët çdo ditë dite ishin në komisariatin e Policisë Elbasan, pasi kanë dashur shoqërimin e tij dhe ai në fund është vetëdorëzuar ku më pas ka treguar dhe se ku e kishte hedhur armën me të cilën kreu vrasjen.