Detaje të reja kanë dalë ditën e sotme në lidhje me mbytjen e 6-vjeçares Ameli në Korinth. Deri më tani bëhet me dije se babai i Amelisë e ka lënë atë në det, në momentin që ka rënë dhe është larguar drejt shtëpisë për të kërkuar ndihmë pasi telefoni i tij i kishte mbaruar bateria. Duke folur në polici, ai ka treguar se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që ka shtuar se në momentin që vajza i rrëshqiti, nuk u zhyt nën ujë pasi vuan nga asma dhe se e ka pushtuar paniku.
“Të hënën, mora Amelinë në orën 11 të mëngjesit për të notuar. Fillimisht dolëm për shëtitje dhe më pas hëngrëm. Amelia hëngri gjysmë salsiçe dhe pak byrek. Kur mbaruam, ajo kërkoi të shkonte në det. Unë i thashë që nuk kemi rroba banje, sepse mami kishte harruar t’i fuste në gjërat e saj, por vajza e vogël këmbënguli, kështu që u binda. Nuk e mendoja se do të ishte problem që sapo kishte ngrënë, sepse sasia ishte e vogël. Arritëm në plazh dhe u futëm në det. Amelia me rrobat dhe këpucët e saj, se kishte iriq deti dhe jelekun e shpëtimit që i kisha blerë dhe e kishim në motor. Ne notuam deri te varka, e cila ishte ankoruar rreth dhjetë metra larg bregut. Aty deti është rreth 3 metra i thellë. Nuk ishte hera e parë. Dhe herë të tjera në të kaluarën Amelia hipte në këtë varkë dhe luante. Atë ditë, unë u kapa në varkë me njërën dorë dhe u përpoqa të tërhiqja vajzën time me dorën tjetër. Por ajo rrëshqiti nga unë dhe filloi të zhytet në ujë. Më kapi paniku. Nuk mund të zhytesha, sepse kam astmë dhe nuk mbaj frymën. Unë bërtisja për ndihmë, por nuk kishte njeri përreth. Unë notova jashtë për të thirrur për ndihmë në telefonin tim celular, por kur arrita te biçikleta, kuptova se nuk kisha bateri. I hutuar, mora motorin dhe shkova dy kilometra në shtëpinë time, ku mora policinë. Siç mora vesh ndërkohë, ma kishin gjetur vajzën të vdekur në det”.
42-vjeçari pas dhënies së dëshmisë është lënë i lirë por me kushte shtrënguese. 6-vjeçarja u pikas nga një peshkatar nënujor nën shkëmbinjtë të një varke të ankoruar. Pas zbulimit të trupit u bë e mundur transportimi me ambulancën e EKAB në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit, ku kanë konstatuar vdekjen.