Ka nisur seanca në Gjykatën e Elbasanit për tre shtetasit e huaj, të cilët tentuan të futen në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh. Tre të huajt janë paraqitur para trupës gjykuese dhe do të njihen me masat e sigurisë.
Prokuroria ka kërkuar ndaj tyre masën “arrest me burg”. Gjyqtarja Pajtime Fetahu tha se Prokuroria ka ngritur ndaj tyre akuzat: “dhënia e informatave sekrete”, “sigurimi i informatave”, “goditje për shkak të detyrës”, “stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme”.
Sakaq, në dosjen e prokurorisë të siguruar, organi i akuzës thekson se ka prova të arsyeshme se dy rusët dhe ukrainasit janë të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës dhe se ka ardhur me mision në vendin tonë.