Në një postim në llogarinë e tij në Tëitter, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave që kanë nisur për mënyrën sesi qeveria e ka mbështetur deri më tani sportin, apo Luiza Gegën më konkretisht në udhëtimin e saj deri në shpalljen kampione e Evropës.
Rama thotë se në fakt është bërë shumë prej kohësh për të mbështetur sportistët e kalibrit evropian. Ai thekson se vetë kampionia është shprehur se gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj.
“Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë për faktet mbi çka është bërë, jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit evropian? Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza: Vrapo më shpejt!” – shkruan Rama në Tëitter.