Partia Demokratike do të kërkojnë që Shqipëria në zgjedhjet e ardhshme vendore të mos ketë më 61 bashki por rreth 90 të tilla. Bashkëkryetarja demokrate e Komisionit të Reformës Territoriale, Dhurata Çupi deklaron se opozita ka gati draftin për ndarjen e re administrative të cilin do ta prezantojë në fillim të shtatorit.
Ndryshe nga se thonë demokratët, Partia Socialiste shprehet kundër dhe propozon që numri i bashkive të ulet akoma më shumë. Për këtë, Çupi sqaron se PD do të propozojë një shtim të bashkive në 11 qarqe, me përjashtim të Gjirokastrës, ku përkundër numrit të ulët të popullsisë janë aktualisht 7 bashki.
Deputetja demokrate pranon se PD do të propozojë ndarjen e Shqipërisë në rajone duke rrëzuar ndarjen e vendit në 12 qarqe. Por në kushtet kur një tjetër grup deputetët dhe ekspertësh në PD e drejtuar nga Sali Berisha janë duke punuar për një draft për territorialen, a beson Çupi se drafti i propozuar prej saj do të jetë konsensual?
Komisioni i Posaçëm ka përcaktuar 30 shtatorin si afatin final për miratimin e reformës së re territorial.