Kryeministri Edi Rama ka përdorur sërish punonjësit e administratës për të mbushur sheshin në ceremoninë e nderimit të atletes Luiza Gega, e cila doli kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa.
Në mungesë të qytetarëve, punonjësit e kryeministrit Rama kanë njoftuar administratën për të qenë të pranishëm në ceremoni dhe mbushur sheshin, taktikë që qeveria e ka përdorur dhe herë të tjera.
Kujtojmë se në datën 28 korrik, ku qeveria vendosi të mbajë një koncert të madh me rastin e hapjes së negociatave, udhëzimet e administratës ishin të qarta. Ata ishin të detyruar të sillnin sa më shumë njerëz për të treguar mbështetjen që PS kishte, pasi kryeministri po shikon që pushteti i tij po rrënohet dita-ditës me skandalet e shumta që kanë përfshirë qeverinë.