Ordison Kastrioti është 28-vjeçari që gjeti vdekjen një ditë më parë në burgun e Lezhës. Mësohet se i riu ka gjetur vdekjen si pasojë e një infarkti që ka pësuar teksa ndodhej në paraburgim, pas arrestimit për trafik droge e dhunë në familje.
Policë të burgut shkruajnë për JOQ se 28-vjeçari kishte kërkuar metadon, por që duke qenë se kishte varësi nga droga, efektivët nuk ia kanë plotësuar kërkesën.
“E refuzuan për arsye se ka qene tip drogagjiu e kanë përbuz. Ka kërkuar paradite të vizitohet nga doktori burgut Ndoc Qardaku, nuk ia aprovuan kërkesën. Është neglizhuar e lënë mas dore, arsyeja mbetet enigme. Ky ka gjetur vdekje vetëm pse nuk i kane sjellë medikamentin (ilaçin) metadon. Ky ka qenë disa vite përdorues i këtij ilaçi. Stafi mjekësor e stafi policor nuk kanë qenë korrekt në kohë për të shpëtuar jetën e këtij 28 vjeçari,”- shkruhet në reagim.
Lajmi për vdekjen e të riut u raportua një natë më parë.