Dy orë shi kanë mjaftuar që qyteti i Gramshit të përmbytet. Pamjet e siguruara nga Gijotina.com tregojnë pasojat e reshjeve të rrëmbyeshme që mbërthyen qytetin duke përmbytur rrugët.
Gjithashtu, lidhur me situatën mësohet se përmbytja në qytetin e Gramshit vjen nga bllokimi i kanalizimeve të ujërave të zeza. Qyteti i Gramshit është hera e dyta që përmbytet nga shirat e verës.
Ndërkohë moti i keq ka përfshirë edhe fshatrat përreth. Dhe qyteti i Elbasanit është prekur nga shirat e rrëmbyeshëm duke lënë pa energji elektrike lagje të ndryshme të qytetit.