Agim Gjini, bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës për grabitjet me armë në Shijak është lënë në burg nga gjykata. 49-vjeçari u arrestua në Durrës 2 ditë më parë dhe akuzohet për grabitje, armëmbajtje e grup kriminal.
Ndaj tij, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhune” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Emri i tij doli në operacionin ‘Plumbi i Artë’ nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili së bashku me Henrik Hoxhajn nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Si rezultat i fazës së dytë të operacionit, ka shkuar në 19 numri i të arrestuarve.