Monika Kryemadhi është vendosur ditëve të fundit në qendër të vëmendjes për shkak të gardërobës së saj shumë të shtrenjtë.
Kësaj herë në pah kanë dalë vëthet e saj të shtrenjtë, perla “Tiffany” 1900 dollarëshe ose mbi 2 milionë lekë. Perlat, sipas përshkrimit që kompania bën në faqen zyrtare janë me ar të bardhë 18 karatsh dhe diamant brilant deri në 8 milimetër.
Duket se këto janë vëthët e preferuar të Kryemadhit, pasi e kemi parë në disa dalje publike.